Dje, ish-tryeza e organizuar nga partitë e vogla lidhur me reformën zgjedhore. Personalisht, nuk i frekuentoj veprimtari të tilla, por një orë para se të fillonte ky forum, ish një kombinim rrethanash, tok me kërshërinë (dhe interesin, pse jo?) për të ndjekur një aktivitet të mirëfilltë politik, që më bëri të shkoja. Në atë lokal të ngushtë të hotelit “Sheraton”, që të ngjante më i ngushtë prej pranisë së madhe të gazetarëve e kameramanëve, ishin bërë tok të gjitha partitë shqiptare. Nuk i kisha parë ndonjëherë të mbledhura në të njëjtën sallë dhe ndonëse e kisha idenë që janë shumë (më se një herë kam shkruar vëzhgime mbi këtë fakt), u befasova që ishin kaq shumë. Është ndryshe ta dish që janë shumë, e ndryshe t’i shohësh bashkë të ulur rrotull një tryeze.
Tuesday, June 11, 2013
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post a Comment